Ka të vdekur nga aksidenti ku u përfshi ish-zv/kryeministri i Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ka të vdekur nga aksidenti ku u përfshi ish-zv/kryeministri i Serbisë

    Insajderi
    10 April 2022 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhënësi i veturës, Branko Gogiq, një bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të Partisë Social Demokrate të Serbisë Rasim Ljajiq, ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti të rëndë ku është përfshirë.

    Vetë Ljajiq, ka marrë lëndime të rënda këtë mëngjes, afër vendit të quajtur Razanj në Serbi, ka raportuar Tanjug. Në këtë aksident trafiku, Gogiq që i jepte një veture “Skoda” ka vdekur në vendngjare

    Ndërkaq, Ljajiq është transportuar në Spitalin e Nishit, ku po merr tretman mjekësor.

    Mediat serbe raportojnë se ai ka marrë lëndime serioze në gjoks, por ai është stabil, i vetëdijshëm dhe lëndimet e tij nuk janë kërcënuese për jetën tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark