"Më pëlqen gjuha frënge”, “Më pëlqen roku alternativ”, Gjuriqi futet në Shtëpi të Bardhë, Osmani e Kurti vazhdojnë të tregojnë dëshirat e tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Më pëlqen gjuha frënge”, “Më pëlqen roku alternativ”, Gjuriqi futet në Shtëpi të Bardhë, Osmani e Kurti vazhdojnë të tregojnë dëshirat e tyre

    Insajderi
    10 April 2022 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derisa presidentja Osmani e kryeministri Kurti shprehin dëshirat e tyre, njeri për muzikë e tjeta për gjuhët, Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq futet në shtëpinë e Bardhë në Amerikë.

    Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se cilën nga gjuhët e botës është duke e mësuar.

    Osmani, me mundësi të hapur për të pranuar pyetje nga ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se është duke e mësuar gjuhën franceze.

    “Më pëlqen jashtëzakonisht shumë, por e flas pak”. “Jam duke e mësuar më shumë ndërkohë”,ka thënë Osmani

    Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth preferencave të tij muzikore.

    Ai ka deklaruar se më së shumti i pëlqen roku alternativ.

    Këto përgjigje, Kurti i dha gjatë pjesëmarrjes së tij në “Defy them”, hapësirë e cila ka qenë strehimore më herët, por që është kthyer në një vend ku artistët do të mund të shprehin krijimtarinë e tyre në lagjn “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

    “Është një vend fantastik ku mund të takohen të rinjtë për të ndarë bashkë shijet e preferencat e tyre për zhanret dhe bendet. Unë jam më shumë me posterat që ishin në skenën kryesore, pra më shumë me rokun alternativ sesa njerëzve që merrnin pjesë e të cilët janë më shumë të hard rokut dhe metalit”, tha Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark