Vuçiq kërcënon me blerje te dronëve Bayraktar, presidentja e Kosovës: Po mësoj frëngjisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vuçiq kërcënon me blerje te dronëve Bayraktar, presidentja e Kosovës: Po mësoj frëngjisht

    Insajderi
    10 April 2022 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiq po planifikoj të blejë dronë “Bayraktar TB2” të Turqisë. Siç shkruan mediumi turk për informim lidhur me industrinë turke të mbrojtjes “SavunmaSanayist”, për këtë ka folur vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke treguar se këtë kërkesë ia ka miratuar në parim miku i tij i mirë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

    Derisa Vuçiq po kërcënon me blerjen e dronëve, presidentja ka treguar se cilën nga gjuhët e botës është duke e mësuar.

    Osmani, me mundësi të hapur për të pranuar pyetje nga ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se është duke e mësuar gjuhën franceze.

    “Më pëlqen jashtëzakonisht shumë, por e flas pak”. “Jam duke e mësuar më shumë ndërkohë”,ka thënë Osmani


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark