Ironizon ish-zëvendësi i ministres Hajdari: Domethënë fëmija e ka përplasur veturën, e jo vetura fëmiun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ironizon ish-zëvendësi i ministres Hajdari: Domethënë fëmija e ka përplasur veturën, e jo vetura fëmiun

    Insajderi
    10 April 2022 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e ka përplasur një fëmijë me veturën e saj në rrugën “Vicianum” në lagjen “Arbëria”.

    Hajdari përmes një postimi në Facebook u arsyetua se “gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqsisht njëri nga ta u përplas në veturën time”.

    Pas kësaj ka reaguar edhe ish-zëvendësministri i saj në qeverin ‘KURTI I’, Edison Jakurti.

    Ai ironizoi me deklaratën e e saj, duke thënë se ” Domëthënë fëmiu e ka përplasur veturën, e jo vetura fëmijun”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark