Edhe Bekë Berisha i ftuar në iftarin e Shefqet Krasniqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Bekë Berisha i ftuar në iftarin e Shefqet Krasniqit

    Insajderi
    11 April 2022 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një iftar mbrëmë, hoxha Shefqet Krasniqi ka mbledhur deputetë, aktorë e këngëtarë dhe ka promovuar libra.

    Në mesin e të ftuarve ka qenë edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili ka shpërndarë fotografi nga kjo ngjarje dhe ka përgëzuar hoxhën.

    Deputetët e LVV-së, Eman Rrahmani, Gramos Agusholli e Visar Korenica, deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, si dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ishin të pranishëm në këtë organizatë. Ky i fundit mbajti edhe një fjalim para të pranishmëve.

    Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

    Aty kishte edhe aktorë dhe dy këngëtarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark