“Tapë” në makinë, vajza shkakton aksident dhe rreh policin rrugor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Tapë” në makinë, vajza shkakton aksident dhe rreh policin rrugor

    Insajderi
    11 April 2022 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 35-vjeçare është arrestuar mbrëmë nga policia pasi ka goditur një punonjës të policisë rrugore. Burime zyrtare bëjnë me dije se fillimisht shoferja është ndaluar nga një efektiv i policisë rrugore pasi ishte e dehur në timon dhe kishte përplasur një tjetër automjet të drejtuar nga një grua.

    Në këtë mënyrë, 35-vjeçarja ishte kthyer në një rrezik për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

    Por nuk ka mjaftuar me kaq.

    Pasi e ka ndaluar polici, në vend që të bindej, 35-vjeçarja ka reaguar keq ndaj efektivit të policisë duke e goditur atë.

    Tashmë, 35-vjeçarja duhet të japë llogari për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

    U bë arrestimi i E. X., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, pasi duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I. Gjatë veprimeve policore, shtetasja E. X. ka goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës“, njofton policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark