E rëndë: Digjet për së gjalli brenda makinës 17-vjeçari shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    E rëndë: Digjet për së gjalli brenda makinës 17-vjeçari shqiptar

    Insajderi
    11 April 2022 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një automjet me katër të rinj me origjinë shqiptare është përfshirë në një aksident.

    Si pasojë e përplasjes, makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa brenda kabinës ka qëndruar një 17-vjeçar, i cili s’ka mundur të dalë në kohë.

    Makina sipas raportimeve ishte duke lëvizur në zonën e Lassi, në drejtim të Platis Gialos. Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me shtyllat e vendosura në trotuar.

    Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike. Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark