Nënshkruhet marrëveshja e sponsorizimit në mes të K.B Peja, ROX dhe Qumështorja Drena.
Nga sot K.B Peja e ka krahë vetës pijen energjike me të cilën mund të “lëvizësh malet” si dhe qumështoren Drena e cila sjell “dritë në çdo shtëpi”.
“Ne nga fillimet tona kemi besuar në përkrahjen e sporti, e kemi filluar me të artën Majlinda Kelmendi, duke vazhduar me ekipin e Judos dhe të artat e Driton Kukës, sot po e bëjmë edhe një hap tjetër në përkrahje të K.B Peja, gjithmonë duke besuar se vetëm kështu klubet tona do të kenë mundësin të bëhen gjithnjë e më të pranishme në arenën ndërkombëtare.
Ne besojmë fuqishëm se promovimi më i mirë i vendi tonë po bëhet përmes sporteve prandaj edhe përkrahja jonë ndaj këtyre klubeve nuk do të mungojë.
Qumështorja Drena dhe Rukolli Distribution do të vazhdojnë t’i qëndrojnë besnik konsumatorit duke ofruar gjithmonë produkte të kualitetit të lartë.
