Reagon ish-pjesëtari i LKÇK-së pasi u hoq nga “Lista e Zezë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagon ish-pjesëtari i LKÇK-së pasi u hoq nga “Lista e Zezë”

    Insajderi
    11 April 2022 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëri nga të sanksionuarit nga DASH ka reaguar pas lajmit se disa qytetarë të Kosovës janë hequr nga “lista e zezë”.

    Ai është Sabit Gashi ish-anëtar i LKÇK-së, i cili figuron në këtë listë që nga viti 2001 në kohën e administratës së George w. Bush.

    Ai në reagimin e tij në Facebook ka shkruar se largimi nga kjo listë dëshmon se ai ka qenë i pafajshëm.

    “Sapo e mora një njoftim nga mjetet e informimit se jam hequr nga lista e përpiluar nga ish presidenti amerikan George Ë. Bush në vitin 2001 gjatë luftës në Maqedoni , të ashtuquajtur si “Lista e Zezë”. Kjo është një dëshmi se kam qenë dhe jam i pa fajshëm”, ka shkruar ai.

    Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka larguar nga lista e të sanksionuarve disa persona nga Ballkani Perëndimor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark