Shqiprim Arifi flet për herë të parë pasi u emërua kryetar i Preshevës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shqiprim Arifi flet për herë të parë pasi u emërua kryetar i Preshevës

    Insajderi
    11 April 2022 - 22:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se do të mundohet t’i shtyjë kauzat në dobi të shoqërisë e mbi të gjitha çështjet kombëtare.

    “Angazhimi im politik ka filluar me bindjen më të thellë se do të mundohem t’i shtyj përpara kauzat në dobi të shoqërisë, mbi të gjitha çështjes kombëtare shqiptare deri në realizimin e të drejtave të plota njerëzore në shtetin ku jetojmë”.

    Arifi u betua se do të vazhdojë të punojë me përgjegjësinë më të lartë.

    “Betohem me përgjegjësinë më të lartë se do të punojmë duke vazhduar nga aty ku na mbeti, me të njëjtën energji, intensitet e vullnet, për të arritur objektivat që kemi para vetes”.

    Sot, Shqiprim Arifi u zgjodh kryetar i Preshevës pas shkarkimit të Ardita Sinanit nga kjo pozitë nga Kuvendi i kësaj komune.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark