100 euro | Deputetë dhe ministra në një “thes” me qytetarët e varfër të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    100 euro | Deputetë dhe ministra në një “thes” me qytetarët e varfër të Kosovës

    Insajderi
    12 April 2022 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Kurti ka njoftuar sot në një konferencë për media për ndarjen e nga 100 euro shtesë në prill për punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët.

    Te kategoria e sektorit publik, shumën prej 100 eurove do të përfitojnë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ministrat e Qeverisë Kurti.

    Kujtojmë se paga bazë e një deputeti në Kosovë është 1,547 euro në muaj ose 18,564 euro në vit. Ndërsa paga e një ministri është rreth 1.200 euro.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se shtesa prej 100 euro për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë. Por, për punëtorët e sektorit privat dhe studentët, duhet të hapet një aplikim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark