Asnjë i vdekur dhe nëntë raste të reja me Covid-19 në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Asnjë i vdekur dhe nëntë raste të reja me Covid-19 në Kosovë

    Insajderi
    12 April 2022 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin me rastet e reja për Covid-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 9 raste të reja me Covid-19.

    Ndërkohë, janë shëruar 39 qytetarë.

    Numri i rasteve aktive është 504.

    Njoftimi i plotë:

    12 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 90 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.8823.780 doza të vaksinës.

    Deri më sot 821.117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Deri më sot janë dhënë 100.625 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

    Nga 536 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 39 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.123.

    Në total numri i rasteve aktive është 504.

    Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark