‘Pellg’ gjaku në korridor e gjurmët në shkallë/ Brenda shtëpisë ku ndodhi krimi në Roskovec, gruaja rrëfen si e gjeti viktimën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Pellg’ gjaku në korridor e gjurmët në shkallë/ Brenda shtëpisë ku ndodhi krimi në Roskovec, gruaja rrëfen si e gjeti viktimën

    Insajderi
    12 April 2022 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Top Channel ka siguruar pamjet e rënda të ngjarjes tragjike në Roskovec të Fierit, ku shfaqet vjehrra duke larë gjakun e nuses së vrarë. Në të gjithë ambientin duket se ka gjurmë gjaku të 30-vjecares që u vra me thikë nga vjehrri pasi ky i fundit nuk e pranonte si nusen e të birit.

    “Erdha deri këtu të dera e ika. E acaronte shumë ndaj e bëri këtë punë”, tregon gruaja, e cila duket që po pastron gjakun në dysheme.

    Bashkëshortja e Xhevairit ka zbuluar debatet që kishin në familje, duke treguar se i biri u nda nga nusja me të cilin ka një djalë 8 vjeç sepse nisi lidhje me Merushen.

    “Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshtë ik se nuk ke shtëpi këtu. Një djalë kemi ne, Fatjonin. Xhevairi i ndërtoi dhe nuk i gëzoi këto shtëpi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë. Me zor erdhi Xhevairi të rrinte këtu”, tregon ajo.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në fshatin Vidhishtë të Roskovecit.

    Viktima, Merushe Hazizi ka pasur një lidhje tjetër martesore më parë, nga e cila solli në jetë 3 fëmijë të cilët i mban burri i parë. Kjo mendohet se ka qenë arsyeja e refuzimit të kësaj martese nga babai i djalit, Xhevair Hoxha.

    Vjehrra duke pastruar gjakun e nuses


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark