Insajderi
Insajderi

Amerika sërish kritikon Qeverinë e Kosovës për Manastirin e Deçanit

Insajderi
13 April 2022 - 08:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Amerika sërish kritikon Qeverinë e Kosovës për Manastirin e Deçanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka publikuar raportin vjetor mbi gjendjen në sektorë të ndryshëm në Kosovë përfshirë luftimin e korrupsionit, lirisë së shprehjes e punën e gjyqësorit.

Në këtë raport kritikohet Qeveria e Kosovës dhe autoritetet lokale të Deçanit për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit.

“Autoritetet ndonjëherë kanë dështuar të zbatojnë urrdhrat e gjykatës, duke përfshirë edhe ato të Gjykatës Kushtetuese. Disa përfaqësues të serbëve të Kosovës kanë pretenduar se institucionet qeveritare kanë dështuar të zbatojnë vendimet gjyqësore në favor të serbëve të Kosovës, veçanërisht sa i përket mosmarrëveshjeve pronësore”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport thuhet se autoritetet qendrore dhe lokale në Deçan vazhduan të refuzojnë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 që konfirmon pronësinë e Kishës Ortodokse Serbe të mbi 24 hektarë tokë në afërsi të Manastirit të Deçanit.

“Në shtator, Gjykata Kushtetuese theksoi se qeveria ka vazhduar të refuzojë zbatimin e vendimit gjyqësor dhe e ka referuar këtë çështje te prokuroria e shtetit. Deri në dhjetor prokurorët nuk ka janë vazhduar procedimet penale. Asnjë nga zyrtarët që kanë dështuar që ta zabtojnë këtë vendim nuk nuk janë sanksionuar.”, është thënë në raportin e DASH-it.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark