Ky është dënimi marramendës për vrasësin e deputetit britanik Amess - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky është dënimi marramendës për vrasësin e deputetit britanik Amess

    Insajderi
    13 April 2022 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ali Harby Ali, i cili vrau deputetin konservator David Amess në Britaninë e Madhe vitin e kaluar, është dënuar me burgim të përjetshëm, transmeton Insajderi.

    Pas gjykimit në Gjykatën Old Bailey në Londër, gjyqtari Nigel Sweeney shpalli vendimin duke thënë se i pandehuri dënohet me burgim të përjetshëm.

    Sweeney tha se Ali, i cili vrau deputetin britanik, e kreu vrasjen për t’u hakmarrë për humbjet e organizatës terroriste DEASH në Siri.

    Sweeney gjithashtu theksoi se personi i akuzuar nuk ndjeu keqardhje apo turp për atë që kishte bërë. Ai e cilësoi humbjen e deputetit Amess si “humbje kombëtare”.

    Sipas raporteve të mediave lokale, Ali tha në gjyq se nuk pendohej për vrasjen dhe se Amess e meritonte vdekjen sepse votoi në Parlament për sulmet ajrore në Siri në 2014 dhe 2015.

    Amess, 69-vjeç, i cili ishte anëtar i Parlamentit Britanik që nga viti 1997, u sulmua me thikë më 15 tetor gjatë një takimi në zonën elektorale Essex.

    Sulmuesi, i cili hyri në Kishën Metodiste të Belfairs, ku po mbahej takimi, i shkaktoi disa plagë me thikë Amess-it.

    Bëhet e ditur se sulmuesi ishte me origjinë nga Somalia./AA.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark