Bankat eskalojnë me ‘fajde’ të larta, kërkohet ndërhyrja e BQK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Bankat eskalojnë me ‘fajde’ të larta, kërkohet ndërhyrja e BQK-së

    Insajderi
    13 April 2022 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja Jeta Statovci në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka kërkuar sqarime nga BQK, se cili është roli i saj për ta mbrojtur konsumatorin, transmeton Insajderi.

    Ajo thotë se normat e interesit vazhdojnë të jenë më të larta për sektorin e bujqësisë, të cilët për shkak të barierave, shtyhen drejt institucioneve mikrofinanciare, raporton Indeksonline.

    Po ashtu Statovci ka pyetur BQK-në, se pse norma e interesit të kredive vazhdon të mbetet e njejtë dhe tarifat e shërbimeve bankare janë rritur.

    Njoftimi i plotë:

    Sektori bankar deri në dhjetor 2021 realizoi fitim në vlerë prej 117.5 milion euro, e që është për 37.6 milion euro më i lartë krahasuar me gjendjen në fund të dhjetorit 2020. Shprehur në përqindjen, i bie rreth 47% rritje në profit krahasur me vitin paraprak.

    Në pytjen e adresuar kam kërkuar sqarime, si është i mundur që përkundër profitit – që është i paparë në ndonje vend tjetër të Evropës – norma e interesit të kredive vazhdon të mbetet e njejtë dhe tarifat e shërbimeve bankare janë rritur?

    Ku është roli i BQK-së këtu për te mbrojtur konsumatorin?

    Cili është sqarimi për normat e interesit kaq të larta ndër vite, kurse rreziqet më të ulëta krahasuar me rajonin – vlera më e ulët e Non-Performing Loans (NPL).

    Pse normat e interesit vazhdojnë të jenë më të larta për sektorin e bujqësisë, të cilët për shkak të barierave, shtyhen drejt institucioneve mikrofinanciare. E lidhur me këtë, pastaj normat e tyre të interesit në kredi, janë shumë të larta deri ne 20%.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark