Syfyri që dyshohet se helmoi ushtarët e FSK-së, dalin rezultatet e analizave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Syfyri që dyshohet se helmoi ushtarët e FSK-së, dalin rezultatet e analizave

    Insajderi
    14 April 2022 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka gjetur se pesë ushtarët e FSK’së nuk janë helmuar nga ushqimi që kishin ngrënë për syfyr në Mensën e FSK’së në Gjilan.

    Nga IKSHP’ja kanë thënë se s’janë gjetur bakterie patogjene që shkaktojnë helmim, por se në mostrën e sallatës janë gjetur baktere të gjalla.

    “Analizat mikrobiologjike, respektivisht rezultatet e koprokulturës kanë rezultuar pa bakterie patogjene të cilat shkaktojnë helmim me ushqim. Në mostrën e sallatës është identifikuar numri i përgjithshëm i baktereve të gjalla mezofile 3200 cfu gr/ml’, kanë deklaruar nga IKSHP’ja për express.

    Ky institucion rekomandon që të aplikohen masa më rigoroze gjatë përgatitjes së ushqimit në mënyrë higjenike dhe të raportojnë menjëherë rastet e dyshimta për helmim.

    “Të gjithë operatorët ekonomik duhet t`iu përshtaten standardeve të përpunimit dhe përgatitjes së ushqimit ku në përpikëri duhet të zbatojnë procedurat e HACCP si dhe përmbushja e standardeve bazike higjienike.

    Mbikëqyrja sanitare dhe pajisja me libreza sanitare për të gjithë punëtorët si dhe respektimi i instruksioneve nga inspektoratet.

    Marrja e të gjitha masave higjienike të cilat do të pengonin mekanizmin fekalo-oral të përhapjes së sëmundjes duke përfshirë DDD”, janë rekomandimet e tjera.

    Ndryshe, Insajderi kishte raportuar se pesë ushtarë të FSK’së kanë shfaqur simptoma helmimi, para një jave, pas syfirit që kanë ngrënë në mensë. Kanë pasur dhimbje barku, por jo edhe vjellje apo jashtëqitje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark