Komuna e 'paaftë', akuzon Ministrinë e Mjedisit për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Komuna e ‘paaftë’, akuzon Ministrinë e Mjedisit për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë në Prishtinë

    Insajderi
    14 April 2022 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Siç duket, problemi me qentë endacankë nuk pritet të zgjidhet edhe aq lehtë.

    Të enjten, Komuna e Prishtinës e ka akuzuar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për pengim në zgjidhjen e problemit me qentë endacakë.

    Sipas nënkryetarit Alban Zogaj, projekti i tyre po pengohet nga ministria.

    “Përderisa ne po punojmë të gjejmë një zgjidhje afatgjate, për një ndër problemet më të mëdha të qytetarëve të Prishtinës, atë të qenëve endacak, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, jo vetëm që nuk po ndihmon asgjë në këtë drejtim, përkundrazi është duke na penguar në këtë proces”., ka thënë Zogaj.

    Akuza e komunës erdhi pas vendimit që MMPHI ka shpallur të kundërligjshëm vendimin e Komunës së Prishtinës për caktimin e lokacionit të pronës për strehimin e qenve endacakë.

    MMPHI-ja ka konstatuar se hyrja e vendimit për ndarjen e 10 hektarëve në Slivovë, nuk është i bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor.

    Kjo ministri ka kërkuar të shikohet lokacioni i planifikuar sipas dokumenteve të planifikimit hapësinor në fuqi, e që “vendimi të jetë i bazuar edhe në dokumentet e planifikimit hapësinor sipas Ligjit për planifikimin hapësinor dhe dokumentet tjera që janë të parapara me këtë ligj”.

    Ministria ka kërkuar që Komuna të harmonizojë vendimin me dispozitat ligjore në fuqi brenda 30 ditësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark