Vdes 24-vjeçarja shqiptare në një aksident  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 24-vjeçarja shqiptare në një aksident 

    Insajderi
    14 April 2022 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 24-vjeçare shqiptare ka vdekur në Itali si pasojë e një aksidenti.

    Diana Galicaj ishte duke udhëtuar me veturën e saj të tipit “Volkswagen Lupo” dhe u përplas me gardhin e një shtëpie pranë Castelguglielmo.

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit, të cilët e kanë nxjerrë 24-vjeçaren nga makina.

    Ajo vdiq në spital, duke mos mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra, raporton Abcnews.

    Shqiptarja kishte pak kohë që kishte nisur punën në qendrën logjistike Amazon në Castelguglielmo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark