Haxhiu sfidon 'veteranët': Asnjë minutë s’e ka veshur uniformën e UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Haxhiu sfidon ‘veteranët’: Asnjë minutë s’e ka veshur uniformën e UÇK-së

    Insajderi
    14 April 2022 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se të gjithë e dinë që UÇK-ja nuk ka pasur kaq shumë veteranë, sa ka në listat aktuale.

    Sipas saj, të gjithë e dinë që Kosova nuk ka pasur 50 apo 60 mijë veteranë.

    Ajo ka theksuar se në një kohë të afërt duhet të adresohet kjo çështje

    “Nuk është e drejtë, jo vetëm në kuptim të barrës financiare, nuk po flas për atë, mirëpo po flas edhe për aspektin moral. Qysh mundet dikush me i thënë vetit veteran, e as 1 minut se ka veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shtoi ministrja në RTV21.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark