
Valjeta Krasniqi është njëra prej kandidatëve që ka aplikuar për gardiane në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Ajo nuk është pranuar për këtë ka shprehur pakënaqësinë e saj përmes të drejtës për ankesë.
Kandidatja Krasniqi për Insajderin ka treguar se çka ndodhi me këtë konkurs. E çka bisedoi me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo aty thotë që ministrja Haxhiu përmendi edhe gjëra shumë personale të kandidatëve, në një rast edhe gjendjen pas abortit.
“Një ditë tjetër u takuam me ministren dhe ministrja na pranojë në takim dhe vazhduam me ministren gjatë bisedës se çka ka ndodhur në Shërbimin Korrektues, i treguam kur u futëm në sallë, ne para se me u prezantuam i tregum që ministre këto parregullsitë që kanë ndodhur në komision dhe ministrja u drejtua po tha jam pak a shumë e informuar a je ti ajo kandidatja që ke qenë më abort dhe s’ke qenë mirë, thashë jo ministre unë nuk jam kandidatja me abort, edhe kjo kandidate e ka kaluar testin fizik si është e mundur me kalu”, ka deklaruar ajo.
“…ministrja ka heshtur dhe nuk ka kthyer përgjigje mandej vazhduam me ministren me biseda tjera dhe i thamë ministres çështjen tjetër që ka ndodhur dorëzimi gjatë testit fizik. Ne i thamë që kandidatja që ka kaluar në grupin e fundit ka kaluar intervistën me gojë si është e mundur kur ajo kandidate është dorëzu. Ministrja tha a ja dini emrin Dilleza dhe ajo tha qysh keni mujt ju me gjetë emrin. Si i keni zbulu tha ju këta emra, ne i thamë ministre emrat i kemi zbulu se kemi qenë me grupe dhe para grupit, po po krejt në rregull po qysh keni mujt ju me numra të letërnjoftimit me zbulu këta emra”, vijon rrëfimi i Valjete Krasniqit.
Në rrëfimin e saj të gjatë kandidatja për gardiane tregon se si nga anëtari i komisionit Sadat Murati kanë marrë edhe pyetje si: cila është gjendja juaj ekonomike? Që e shohin si pyetje që nuk ka pasur asgjë të bëjë me vet konkursin, dhe tregon se si ankesa e tyre u hodhën poshtë.
Dokumentari i plotë: |#ErdhiDita për punësim të farefisit