E rëndë, vdes punonjësi 19-vjeçar pasi u godit nga vinçi në portin e Durrësit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë, vdes punonjësi 19-vjeçar pasi u godit nga vinçi në portin e Durrësit

    Insajderi
    15 April 2022 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 19-vjeçar ka humbur jetën pasi ka mbetur i aksidentuar rëndë në portin detar të Durrësit.

    Ngjarja ka ndodhur në terminalin e konteinerëve gjatë përpunimit të një anijeje.

    I riu, punëtor në një kompani private ngarkim-shkarkimi që operon në këtë terminal është goditur nga një vinç gjatë procesit duke marrë plagë të rënda, pa mundur të mbijetojë.

    Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po heton për rrethanat dhe nëse janë respektuar rregullat e sigurimit teknik gjatë procesit të përpunimit në terminal.

    Terminali i konteinerëve në portin e Durrësit aktualisht administrohet nga ”Mariner Adriatik”, degë e ”Hili Company limited”, një shoqëri e regjistruar në Maltë. ”Mariner Adriatic” është themeluar në shkurt 2021 me qendër në Tiranë dhe origjinë kapitali malteze nga shoqëria mëmë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark