Hedhet poshtë versioni i Rusisë: “Moska” u godit nga dy raketa ukrainase - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Hedhet poshtë versioni i Rusisë: “Moska” u godit nga dy raketa ukrainase

    Insajderi
    15 April 2022 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se anija ruse “Moskava”, që është fundosur në Detin e Zi, u godit nga dy raketa të ushtrisë Ukrainase. Lajmin e bën të ditur një zyrtar i lartë amerikan i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

    Kievi thotë se raketat e tyre goditën anijen, por Rusia vijon ende që të mos pranojë asnjë lloj sulmi. Sipas tyre, anija kryesore e flotës u fundos pas një zjarri që bëri që të shpërthenin municionet në bord.

    Zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë se ata e goditën Moskën me raketa Neptun të prodhuara në vend. Një armë kjo e krijuar pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, që rriti kërcënimin detar ndaj Ukrainës në Detin e Zi. /abcnews/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark