Sulmi ndaj Policisë në Veri, mbushë ballinat e mediave botërore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi ndaj Policisë në Veri, mbushë ballinat e mediave botërore

    Insajderi
    15 April 2022 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për sulmin ndaj policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm.

    Reuters shkruan se sulmi ndaj policisë ndodhi në kufirin e Kosovës me Serbinë aty ku tensionet ndëretnike janë ende të pranishme më shumë se dy dekada pas luftës.

    Agjencia citon një zyrtar policor të Kosovës i cili ka deklaruar se janë duke e hetuar sulmin e sotëm nëse lidhet me aktivitetet e kontrabandës apo me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

    Mëngjesin e sotëm në afërsi të Zubin Potokut, patrullat e policisë kufitare është sulmuar me armë zjarri kallashnikov dhe granatë dore teksa po bënin ndërrimin e kolegëve të tyre.

    Në patrullat e policisë kanë qenë policë nga dy etni serbë dhe shqiptarë.

    Sulmin ndaj policisë së Kosovës e kanë dënuar ambasada amerikane, Zyra e BE-së, në Kosovë, KFOR-i, qeveria dhe presidenca.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark