Ky është bilanci civilëve të vdekur në Ukrainë deri më tani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky është bilanci civilëve të vdekur në Ukrainë deri më tani

    Insajderi
    15 April 2022 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga fillimi i luftës, më shumë se 900 civilë janë vrarë në dhe rreth kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, transmeton Insajderi.

    Andrey Nebitov, shefi i policisë së Kievit, tha gjatë një konference për media se më shumë se 900 trupa u gjetën në zonat ku forcat ukrainase rifituan kontrollin.

    Ai tha se numri më i madh i vdekjeve u regjistrua në Bucha, me mbi 350 trupa të gjetur atje.

    Të paktën 1.982 civilë janë vrarë dhe 2.651 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë më 24 shkurt, sipas vlerësimeve të OKB-së, ndërsa shifra reale besohet të jetë shumë më e lartë.

    Më shumë se 4,73 milionë ukrainas kanë ikur në vende të tjera dhe me mbi 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, tregojnë të dhënat më të fundit nga agjencia e OKB-së për refugjatët./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    03 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark