Vrasja e rëndë Zllakuqan, Insajderi sjell detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Vrasja e rëndë Zllakuqan, Insajderi sjell detaje

    Insajderi
    15 April 2022 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është ndaluar pasi dyshohet për vrasjen e kosovarit në Zllakuqan të Klinës.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e rastit dhe njësitet relevante.

    “Personi që dyshohet se e ka privuar nga jetë viktimën është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha Nikçi.

    LEXO EDHE:

    Rastin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, të cilët thanë se vdekjen e personit e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Spitalin e Pejës.

    “18:20 policia është njoftuar se në fshatin Zllakuqan një person është plagosur. Viktima me autoambulancë është dërguar për në spitalin ne Pejë. Mjeku kujdestar e ka konfirmu vdekjen e viktimës. Policia menjëherë ka arrit që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, kanë thënë nga Policia.

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark