Mark Ademaj dyshohet se u vra nga komshiu i tij, Insajderi sjell detaje tronditëse nga vrasja e rëndë në Zllakuqan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Mark Ademaj dyshohet se u vra nga komshiu i tij, Insajderi sjell detaje tronditëse nga vrasja e rëndë në Zllakuqan

    Insajderi
    15 April 2022 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vrasje e rëndë e goditi sonte fshatin Zllakuqan të Klinës ku mbeti i vdekur Mark Ademaj.

    Sipas burimeve të saja, Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për një problem të kahmotshëm në mes të dy familjeve që ishin komshinjë në mes vete, shkruan Insajderi.

    Sipas informacioneve jo zyrtare Insajderi merr vesh se viktima më herët kishte pasur një përleshje me njërin nga anëtarët e familjes së komshiut të tij

    “Më herët kanë qenë gjak këta dy, I vrari më herët ka pasë përleshje me komshinjtë. Ky djali i vararë ka qenë problematik. Më herët e ka rreh njërin nga anëtarët e komshiut e tij. Tash komshiu i tij 55 vjeçar që është pensioner i Zvicrës, së pari e ka therë me thikë dhe ka gjuajtur me kallash nga ballkoni më pas kanë dalë vëllezërit e viktimës me armë  edhe ka ardh deri tek vrasja.”, thonë burimet e Insajderit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark