Bombardimet e rusëve në Kharkiv: Ky është numri i viktimave, brenda tyre edhe fëmijë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Bombardimet e rusëve në Kharkiv: Ky është numri i viktimave, brenda tyre edhe fëmijë

    Insajderi
    15 April 2022 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 10 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ruse në rajonin verilindor të Kharkivit. Lajmin e bën të ditur zyra e prokurorit në rajon ndërsa thuhet se mes viktimave ishte edhe një foshnjë shtatëmuajshe.

    Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi në Telegram se rreth orës 16:30, me orën lokale forcat ruse përdorën raketahedhës të shumtë ndaj qarkut Industrial të Kharkiv-it.

    “Si pasojë e sulmeve u vranë dhjetë civilë, duke përfshirë një fëmijë 7 muajsh. 35 persona të tjerë u plagosën. Disa ndërtesa u dëmtuan dhe u shkatërruan.”

    Më herët, Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkiv-it bëri të ditur se zona të banuara në Kharkiv u bombarduan nga rusët. Kujtojmë se rusët kanë shtuar sulmet në Kharkiv dhe qytetet ukrainase në Donbas në jug gjatë javëve të fundit ndërsa fokusi i rusëve zhvendoset në lindje të Ukrainës. /abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark