Ky është vendimi i prokurorisë për të dyshuarin e vrasjes në Zllakuqan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ky është vendimi i prokurorisë për të dyshuarin e vrasjes në Zllakuqan

    Insajderi
    16 April 2022 - 00:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personi që dyshohet se e ka kryer vrasjen në Zllakuqan të Klinës është ndaluar për 48 orë.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëshënësi i Prokurorisë së Pëjës Shkodran Nikqi.

     “Tre persona janë shoqëruar në stacion policor, derisa një person i cili dyshohet që e ka privuar viktimën nga jeta është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë ”, tha ai.

    LEXO EDHE:

    Nikçi ka thënë se po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e këtij rasti, derisa shton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Nikqi ka deklaruar se është akoma fazë shumë e hershme për të folur për motivet e kësaj vrasje që ndodhi pasditen e sotme./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark