Deputeti ukrainas: Sa më shumë territor që po çlirojmë nga forcat pushtuese, po hasim në horrorin e shkaktuar nga rusët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Deputeti ukrainas: Sa më shumë territor që po çlirojmë nga forcat pushtuese, po hasim në horrorin e shkaktuar nga rusët

    Insajderi
    16 April 2022 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti ukrainas Sviatoslav Yurash ka folur për Sky News, pas raportimit se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur shpërthime në Kiev.

    Ai tha se forcat ruse po vazhdojnë të kryejnë sulme me raketë mbi Kiev, pavarësisht se disa njësi të saj janë tërhequr – duke theksuar se kryeqyteti “gjithmonë është i kërcënuar nga rikthimi i rusëve”.

    Yurash theksoi se trupat ruse janë të gatshme të përdorin “gjithçka”, me shpresën se do të arrijnë objektivat e tyre – duke paralajmëruar se Ukraina po bëhet gati për sulme masive në lindje të vendit, pasi në rajonet tjera ushtria ruse tashmë ka dështuar.

    “Horrori në Bucha dhe horroret në territoret që i kemi çliruar përreth Kievit, janë vetëm fillimi. Ajo çfarë do të shihni pasi të çlirojmë më shumë territor të vendit – do të jetë horrori që Rusia e shkaktoi mbi civilët ukrainas”, shtoi deputeti ukrainas.

    Ukrainës nga forcat pushtuese ruse – duke bërë të ditur se pavarësisht me çfarë i godasin, ukrainasit nuk e kanë ndërmend të ndalen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark