“Krishti u ngjall!” Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    “Krishti u ngjall!” Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët

    Insajderi
    17 April 2022 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besimtarët katolikë kremtojnë sot ditën e Ringjalljes së Krishtit. Të shtunën mbrëma në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse. Mesha në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet nisi në orën 23.00, pas dy vitesh mungesë për shkak të rregullave anti-covid.

    Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas kryqëzimit të tij.

    Kujtojmë se të shtunën një urim i veçantë për besimtarët e krishterë ka ardhur nga  Imzot Arjan Dodaj.

    Arqipeshkvi i dioqezës së Tiranë e Durrësit u bëri thirrje qytetarëve që të lënë mënjanë urrejtjen e mllefin në këtë ditë feste.  Një mesazh të veçantë ai kishte edhe për luftën në Ukrainë, si dhe institucionin e shenjtë të familjes. /abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark