Rusia humb një tjetër gjeneral në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Rusia humb një tjetër gjeneral në Ukrainë

    Insajderi
    17 April 2022 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia ka humbur një tjetër gjeneral në luftën kundër Ukrainës. Sipas asaj që raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, bëhet fjalë për zëvendëskomandantin e ushtrisë së 8-të të forcave të armatosura ruse, Vladimir Petrovich Frolov.

    Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov. Ai u shpreh: “Vladimir Petrovich Frolov pati një vdekje heroike në betejë me nacionalistët ukrainas”.

    Guvernatori tha se Frolov “sakrifikoi jetën e tij që fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Donbas të mos dëgjonin më shpërthime bombash…”

    Megjithatë, shumica e bombardimeve në Ukrainë është duke u kryer nga Rusia. Gjatë gjithë luftës, disa gjeneralë rusë dhe personel ushtarak të rangut të lartë raportohet të kanë humbur jetën. /abcnews.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark