Zyba i VV-së e krahason Ganimete Musliun me Vuçiqin: E pakënaqur me forcimin e ushtrisë së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyba i VV-së e krahason Ganimete Musliun me Vuçiqin: E pakënaqur me forcimin e ushtrisë së Kosovës

    Insajderi
    17 April 2022 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, ka shkruar sot se krahas Serbisë dhe Presidentit të saj, Aleksandër Vuciq, “e pakënaqur” për forcimin e ushtrisë ka dalë edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Këto komente Zyba i bëri pasi u shpërnda një copë fjalimi i deputetes, në Gjermani.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke mbajtur një fjalim para një grupi të diasporës në Gjermani, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po i keqpërdor kosovarët jashtë vendit. Këtu, ajo foli për hapjen e fondeve nga Qeveria, specifikisht për fondin për ushtrinë e Kosovës.

    Zyba i LVV-së thotë se është më shumë se skandaloze, që t’i bësh thirrje mërgatës për sabotim të këtij fondi.

    “Në kohën e kërcënimeve të përditshme nga Serbia, të rrethanave të reja globale për shkak të luftës në Ukrainë, në kohën e një pasigurie globale, pra mu në kohën kur më shumë se kurrë kemi nevojë për siguri e për të cilën gjë e kemi edhe FSK-në, të shkosh në mërgatë dhe t’i bësh thirrje mërgatës për sabotim të Fondit për Siguri të krijuar nga Qeveria e Kosovës, është më shumë se skandaloze dhe jashtëzakonisht shqetësuese”, ka shkruar Zyba në Facebook.

    Mirëpo, ai e thellon edhe më shumë interpretimin e kësaj deklarate të Musliut, duke thënë se forcimin e ushtrisë kosovare, krahas Vuciqit “paska dalë edhe deputetja e PDK-së”.

    “Nëse ka pasur përbashkim shoqëror e politik në Kosovën e pasluftës ajo është padyshim Ushtria e Kosovës dhe forcimi i saj, por sot për këtë gjë fatkeqsisht të pakënaqur krahas Vuçiq-it e Serbisë na paska dale edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu. E kam të pamundur ta kuptoj motivin e kësaj thirrje”, thuhet tutje në postimin e tij.

    Më poshtë gjeni deklaratën e Musliut, të cilës i referohet Zyba:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark