Pas Edi Ramës, një tjetër kryeministër e pëson keq për mosmbajtjen e maskës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Edi Ramës, një tjetër kryeministër e pëson keq për mosmbajtjen e maskës

    Insajderi
    17 April 2022 - 20:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bëhet fjalë për kryeministren skoceze Nicola Sturgeon e cila kishte shkelur rregullat e koronavirusit duke mos mbajtur maskën gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Skoci.

    Videoja ku ajo shfaqet pa maskë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale gjatë vizitës së saj ditën e shtunë në sallonin e një berberi në East Kilbride, South Lanarkshire.

    Sipas ligjit në Skoci, kërkohet që në ambientet e mbyllura, duhet mbajtur maska si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, duke përfshirë dyqanet, transportin publik dhe parukieritë. Në video, Sturgeon duket se nuk e ka mbuluar fytyrën teksa bisedon dhe qëndron shumë afër klientëve, duke përkëdhelur edhe kokën e një djali të ri duke imituar edhe tingullin e makinës së qethjes.

    “Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë një ankesë e cila aktualisht është duke u marrë në konsideratë”, tha zëdhënësi i policisë. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Partisë Kombëtare Skoceze kryeministres Sturgeon tha se “ kryeministrja u ftua në një berberhane dhe brenda pak sekondash, ajo kuptoi se nuk e kishte vendosur maskën dhe reagoi menjëherë duke e vendosur atë”

    Por zëdhënësi i shëndetësisë së partisë konservatore skoceze Dr. Sandesh Gulhane MSP tha se “Videoja e tregon qartë që Nicola Sturgeon nuk e kishte vendosur maskën, ndryshe nga sa ua kërkon këtë gjë njerëzve”._116224878_hi062974312

    “Është e qartë se ajo nuk beson tek rregullat, dhe pse duhet ta bëjë një qytetar apo dikush tjetër. Kjo është hipokrizi e kryeministres. Njerëzit që po jetojnë për gati 2 vite rresht nën kufizimet e pandemisë meritojnë nga kryeministrja një falje publike për këtë shkelje”, shkruajnë mediat britanike. 

    Në dhjetor të 2020-s, Sturgeon kërkoi falje pasi ajo shkeli rregullat e COVID-19 duke hequr maskën gjatë një ceremonie mortore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark