Polici që dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal arratiset në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici që dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal arratiset në Shqipëri

    Insajderi
    17 April 2022 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesëtari i policisë serbe, Danilo Stojanoviq, i cili dyshohet se është pjesëtar i grupit kriminal serb të Darko Shariqit, ka kaluar sot nga Mali i Zi për në Shqipëri.

    Siç kanë thënë për portalin RTCG nga Drejtoria e Policisë, situata është specifike, pasi Serbia nuk ka dorëzuar në Mal të Zi fletëarrest për Stojanoviqin.

    Stojanoviç kaloi në Shqipëri në pikën kufitare Gerçar, afër Gucisë.

    Policia malazeze ndaloi automjetin me të cilin ndodhej, por ai u largua para se të bëhej kontrolli.

    Darko Shariq është i arrestuar si shef i një grupi kriminal që transporton drogë në Europë.

    Shariq, i cili dyshohet se ka qenë prej vitesh një nga baronët më të mëdhenj të drogës në Ballkan, u dënua në vitin 2018 me 15 vjet burg për kontrabandën e 5.7 ton kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. Por vendimi u anulua në qershor të vitit të kaluar dhe çështja u kthye në gjykatën e apelit.

    Në dhjetor 2021, Shariq u lirua nga paraburgimi dhe u vendos në arrest shtëpiak. Pastaj u arrestua sërish këtë vit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark