Fshati i të parëve të Ibrahim Rugovës, bashkëfshatarët ndërtuan muze për nder të Presidentit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Fshati i të parëve të Ibrahim Rugovës, bashkëfshatarët ndërtuan muze për nder të Presidentit

    Insajderi
    18 April 2022 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çdo pëllëmbë e këtyre kodrave mbajnë bukuri të mrekullueshme që vetëm natyra ka ditur të kalitë në strukturën e saj, ndërsa secila fushë e saj përmbanë një histori.

    I tillë është edhe fshati Malaj në Rugovë të Pejës apo siç njihet ndryshe “vendi i Ibrahim Rugovës”, në të cilën gjindet Kompleksi memorial i ish-Presidentit historik të Kosovës.

    Gjeneza e familjes, atdhedashuria qe ka buruar nga të parët e tij, si duket kanë qenë udhërrëfyesi më i mirë për ish-presidentin.

    Sylë Lajçi rrëfen më shumë për jetën e të parëve të familjes Rugova, duke na njohur më afër për ndërlidhjen e këtij fshati me Ibrahim Rugovën.

    Kompleksi në mbrendi të saj mban copëza nga trashëgimia e ish-presidentit, që nga koleksioni i gurëve që i posedonte e deri tek veshjet gjenden në këtë muze, e cila ngërthen në vete një numër të madh vizitorësh pothuajse gjatë tërë vitit.

    Ish-Presidenti Rugova ka pasur dashuri të madhe për këtë vend duke ardhur dhe vizituar sa herë që kishte mundësi duke mos e harruar asnjëherë vendin nga i cili vinte.


    Bashkëfshatarët në shenjë falenderimi dhe në kujtim të tij kanë ndërtuar këtë kullë me qellim që të mos harrohet veprimtaria e tij.

    Karakeristika e kësaj kulle qendron te disa gurë të cilët janë që nga kohërat më të lashta në të cilën kishin jetuar gjyshërit e ish-presidentit Rugova.

    Një numër i madh i kontrubuesve e bënë që këtë memorial të përjetësohet për nderë të ish-presidentit, duke e bërë kështu një fshat mjaft të frekuentuar jo vetëm për peisazhin e bukur që e ruan por edhe për vlerat që ajo bartë.

    Për të parë më shumë shikojeni videon e bashkangjitur:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark