
Hoxha i njohur i “Tik-Tok-ut”, Hajredin Dizdari është bërë viral në rrjetin social “Tik Tok”, sidomos gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Hoxha në fjalë ka vendosur të i jap përgjigje thuajse çdo komentuesi.
Ai është përgjigjur edhe pyetjes së një komentueses e cila e pyet nëse e prish syfyrin nëse pi diçka 3-4 minuta pas.
“Nuk prishet agjërimi mund ta vazhdosh agjërimin. Nëse je duke ngrënë diçka dhe ezani thirret dhe ka hyrë koha e sabahut dhe je duke ngrënë ushqimin, atëherë përfundoje ushqimin që po ha edhe pse koha e sabahut ka hyrë pra koha e syfyrit ka dalë, dhe, kur ta përfundosh ushqimin që po ha atëherë mos ha më gjë tjetër dhe ishallah të quhet syfyri”, është përgjigjur Hoxha.
Ai numëron plotë 66.3 mijë ndjekës në “Tik Tok”. Përmes profilit të tij ai njofton se “I përgjigjemi pyetjeve në Instagram”.