​BE dënon granatimet e Rusisë ndaj civilëve në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​BE dënon granatimet e Rusisë ndaj civilëve në Ukrainë

    Insajderi
    18 April 2022 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell deklaroi sot se BE-ja dënon bombardimet pa dallim dhe të paligjshëm të Rusisë ndaj civilëve në Ukrainë.

    “BE dënon vazhdimin e bombardimeve pa dallim dhe të paligjshëm të civilëve dhe infrastrukturës civile të kryera nga forcat e armatosura ruse… Nuk mund të ketë mosndëshkim për krimet e luftës,” tha Borrell pas sulmit në Lviv.

    Një zyrtar ukrainas tha sot se raketat u hodhën në Lviv nga një aeroplan nga drejtimi i Detit Kaspik dhe se sipas të dhënave të fundit, shtatë persona u vranë në këto sulme.

    Sipas BBC, guvernatori rajonal Makism Kozicki tha se katër raketa u hodhën në Lviv. Tri prej tyre goditën magazina dhe një goditi një garazh riparimi makinash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark