Serbia humb miliona nga bllokada e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia humb miliona nga bllokada e Kosovës

    Insajderi
    27 March 2016 - 08:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 21 mijë euro në ditë i humbë Serbia nga bllokada e naftës dhe gazit, pas vendimit të Ministris së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës për reciprocitet me këtë shtet.
    Bazuar në të dhënat e doganës, vitin e kaluar Kosova ka importuar në rrugë legale 33 milion litra gaz dhe 708 mijë litra naftë, në vlerë mbi 8 milion euro, shkruan Gazeta Fjala.

    Sipas këtyre të dhënave mesatarisht 2 milion litra gaz gjatë një muaji vinë në Kosovë nga shteti fqinjë. Llogaritur në para i bie se gjysmë milioni euro janë paguar çdo muaj për blerjen e kësaj sasie.

    Sasia më e madhe e gazit është importuar në muajin shtator që është plotë 4.2 milionë litra. Kurse sasia më e vogël është importuar në muajin dhjetor 136 mijë litra.(Gazeta Fjala)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark