Raporti paraqet rezultatet nga hulumtimi i kryer në mars mbi pyetjen: Cilat marka të birrës janë më dominuese në hapësirën digjitale në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Nëpërmjet algoritmeve të zbulimit të bazuara në kërkime specifike të markave të birrës, ne ishim në gjendje të dallonim artikujt në media dhe postimet në rrjetet sociale ku përmenden Markat e Birrës dhe të matim reagimet e audiencës.
INFOGRAFIKU prezanton TOP 3 BRENDET E BIRRAVE për secilin vend që ka pasur më shumë reagime gjatë muajit Mars 2022, për sa i përket shpërndarjes së gjithsej numrit të reagimeve të markave të birrës në vendin përkatës.
Konkluzioni i përgjithshëm është se birrat vendase në të gjitha vendet janë shumë më të pranishme në mjedisin digjital në krahasim me markat e importuara/ndërkombëtare. Në Shqipëri, 3 markat kryesore për sa i përket prezencës digjitale janë markat vendase.
Në të gjithë vendet, Heineken duket të jetë marka më e preferuar ndërkombëtare e birrës në muajin mars, duke qenë në Top 3 Markat e Birrës, në 4 nga 6 vendet e rajonit (përveç Shqipërisë dhe Kosovës). Në Mal të Zi, 91% e prezencës digjitale bazohet në Niksicko Pivo, me dominim absolut ndaj markave ndërkombëtare, ngjashëm me Birra Peja në Kosovë me 83%, dhe Nektar pivo në Bosnje dhe Hercegovinë me 76% pjesë të audiencës së përgjithshme.
Ndër fushatat dhe ngjarjet më të spikatura që kontribuan në ndërveprimin më të madh të audiencës me artikujt dhe postimet e markave të birrës në muajin mars, veçojmë:
Në Mal të Zi, sponsorizimet e Niksickos për festivalin e famshëm “Mimoza” – Herceg Novi, dhe emisionin radiofonik “Çdo të premte saktësisht në mesnatë”, ndërsa Skopsko Pivo aktivizoi audiencën digjitale në Maqedoninë e Veriut me postime në rrjetet sociale si sponsor zyrtar i Kombëtares së futbollit, ekip që gjatë ndeshjeve play-off të Kampionatit Evropian të Futbollit aktivizoi grupet e tifozëve gjatë ndeshjeve kundër Italisë dhe Portugalisë.
Rezultatet janë të mbivendosura në Hartën e Nxehtë Rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku intensiteti i ngjyrës përfaqëson konsumin e birrës në vend për frymë.