
Është vetëm nëntë vjeç, por Dior Perollin nga Gjakova nuk e pengon mosha që të agjërojë.
Ky është Ramazani i tretë i tij, të cilin e agjëron komplet – proces ky të cilin e ka nisur nga mosha shtatë vjeçe
Ndonëse shumë i ri në moshë, ai nuk po e ndjen fare lodhjen i cili thotë se agjërimin sporadik e filloi qysh kur ishte në parashkollor.
Ndonëse Diori zhvillon mësimin në klasën e tretë, është i vetmi në klasën e tij që është duke agjëruar, ndërsa bashkëmoshatarët e tij e përkrahin atë. Poashtu edhe mësuesja e respekton vendimin e tij.
Rrjedh nga një familje myslimane, në të cilën të gjithë agjërojnë, por Diori nuk e kishte të imponuar të bënte këtë gjë. Prindi i tij thotë se kishte interesim që kur ishte i vogël.