Erdogani në “luftë me” Perëndimin për Jerusalemin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Erdogani në “luftë me” Perëndimin për Jerusalemin

    Insajderi
    20 April 2022 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Turqisë,  Rexhep Tayyip Erdogan në mbledhjen e grupit parlamentar në Kuvendin e Turqisë dekaroi se, “Edhe nëse e gjithë bota hesht, ne do të vazhdojmë të jemi zëri më i lartë në kauzën e Jerusalemit.” transmeton Insajderi.

    “Në ditët e fundit, zemrat tona janë thyer edhe një herë nga sulmet e reja në privatësinë e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. Ne ia kemi shprehur gjithmonë hapur ndjeshmërinë tonë për statusin e Jerusalemit çdo lideri që takojmë nga Izraeli. Ne kemi ftuar komunitetin ndërkombëtar të jetë i ndjeshëm ndaj padrejtësive që u bëhet palestinezëve dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Nëse dihet suita e këtij problemi dhe fatkeqësitë që mund të shkaktojë dhe nëse veprohet me qëllim, atëherë ka përllogaritje të tjera në këtë punë. Hapat që ndërmarrim për marrëdhëniet tona politiko-ekonomike me Izraelin janë ndryshe, kauza e Jerusalemit është e ndryshme. Edhe nëse e gjithë bota hesht, ne do të vazhdojmë kauzën tonë të Jerusalemit me zërin më të lartë”, tha kreu i qeverisë turke.

    Presidenti Erdogan deklaroi se qëndrimin e tyre për këtë çështje e kanë shprehur edhe në bisedat telefonike që ka zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres, Presidentin e Palestinës Mahmud Abbas, Mbretin e Jordanisë Abdullah al-Hussein dhe Presidentin e Izraelit Isaac Herzog.

    “Shpresa jonë është që persekutimi në Jerusalem, në këto ditë të bekuara, të marrë fund”, tha Presidenti Erdogan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark