Lajm i mirë për shqiptarët e Greqisë, Mitsotakis rrit pagën minimale me 50 euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i mirë për shqiptarët e Greqisë, Mitsotakis rrit pagën minimale me 50 euro

    Insajderi
    20 April 2022 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi mbrëmjen e sotme rritje të pagës minimale me 50 euro.

    Mitsotakis deklaroi se nga 1 maji paga minimale do të rritet me 50 euro, nga 663 euro në 713 euro, shkruan protothema.gr.

    Nga kjo skemë përfitojnë rreth  650,000 punonjës, një pagë e 15-të i shtohet tani e tutje të ardhurave të tyre.

    Kryeministri grek njoftoi gjithashtu rritje të asistencës sociale me 31 euro.

    “Në çdo vështirësi do të jem pranë jush”, u premtoi Mitsotakis qytetarëve grekë.

    Kjo është hera e dytë brenda vitit që qeveria greke rrit pagën minimale, duke e ccuar rritjen totale të  9,7% për këtë vit.

    https://youtu.be/gjO_5fOjXyU

    /abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark