Kapet një person në Veri me 60 mijë euro të fshehura në brekë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kapet një person në Veri me 60 mijë euro të fshehura në brekë

    Insajderi
    20 April 2022 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një kontrolli rutinore të Policisë së Kosovës në Veri të vendit, një personit iu janë gjetur 60 mijë euro të fshehura në trup.

    Kontrolli është kryer nga Njësia për Reagim të Shpejtë-Departamenti i Policisë Kufitare (NJRSH-DPK), në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok, ku është ndaluar një automijet i tipit BMW, me targa vendore, që dyshohet se ka hyrë në Republikën e Kosovës nga Serbia, transmeton Insajderi.

    Gjithsej 60 mijë euro janë gjetur nën pantallona në pjesë të ndjeshme të trupit të tij dhe në gjep.

    I dyshuari është dërguar në stacionin policor në Zubin Potok për procedura tjera pasi që nuk ka arrit të ofroj dëshmi me dokumente për paratë qe i ka poseduar me vete.

    Po ashtu, në lidhje me rastin të quajtur “shpëlarja e parave”, janë njoftuar edhe njësitë kompetente për luftimin e krimeve  ekonomike dhe korrupsionit nga niveli rajonal dhe qendror për tu marr me rastin dhe prokurori kompetent për procedure të më tutjeshme ligjore./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark