
Fluturimi i një avioni luftarak i Britanisë së Madhe mbi qiellin e Kosovës gjatë ditëve të kaluara, ishte bërë shkak që mediet serbe të raportojnë se Kosova po furnizohet me armë nga ky shtet, shkruan Insajderi.
Këto raportime të rrëme, i kishte përgënjeshtruar presidentja Vjosa Osmani duke thënë se “këto janë vetëm shpikje të mediave serbe dhe se Kosova nuk po furnizohet me armë nga Britania.”
“Tema që Kosova po militarizohet nga të tjerët është temë që ata e shpikin në mënyrë që të ndryshojë narrativat se kinse të gjithë po e bëjnë. Ne tash kemi partneritet me shtetet tjera…Ne nuk kemi marrë armë në kontekstin që po e thotë Vuçiq, por ne jemi partnerë me SHBA-në dhe anëtarët e tjerë të NATO-s, në mënyrë që ta furnizojmë ushtrinë tonë, me mjetet që ka nevojë”, ka thënë ajo në KallxoPernime.
Në të njëjtën mënyrë, këto raportime të mëdieve serbe i kishte përgënjeshturar edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, dhe po ashtu vet KFOR-I, duke thënë se “Këtë jave, avioni i forcave ushtarake të Mbretërisë ‘A400M’ fluturoi nga Britania në Kosovë, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore ushtarake britanike, në KFOR”, shkruan Insajderi.
Megjithatë, deputeti i partisë së presidentës (Lista Guxo), Haxhi Avdyli, ka vazhduar t’i gënjejë qyetetarët e Kosovës, duke postuar më 17 prill një shkrim në facebook, duke i treguar emrin e armëve me të cilët sipas tij është furnizuar ushtria e Kosovës.
Duke shkuar edhe më larg, Avdyli kishtë thënë se “Brnabiq, Vulin dhe ndoshta edhe Ganja tmerrohen që aeroplani madh ushtarak ateron në Prishtinë. Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britania na erdhën Javelin dhe NLAË. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën”.
Për më tepër ai në këtë shkrim po ashtu kishte theksuar se Ushtria e Kosovës po forcohet dhe po ecë përpara me liderë të pashantzhueshëm.
“Fatmirësisht koha dhe njerëzit kanë ndërruar, e Kosova është në duar të sigurta. Ushtria po forcohet, Kosova po tregon çdo ditë e më shumë se është serioze e respekton veten, e kontribuon për paqen. Kosova po ecë përpara me liderë të drejtë e të pashantazhueshëm”, kishte shkruar Avdyli ndër të tjerash.
Pas të gjiha keëtyre dekleratave skandaloze, kanë kaluar rrafsh tre ditë.
Që prej 17 prillit, kur u bë kjo deklaratë skandaloze, Haxhi Avdyli është zhdukuur nga opinioni duke mos e marrë as iniciativën për kërkim falje nga publiku e as për fshirjen e këtij postimi skandaloz.
Që prej asaj date, Avdyli në profili e tij të facebookut vazhdon të postoj shkrime për dialogun, dhe ministren e jashtme Donika Gërvalla, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Në të njejtën mënyrë, për këto deklerata skandaloze, deri më tani nuk ka patur asnjë reagim as nga partia e Listës Guxo, e as nga vet presidentja Osnami./Insajderi/