Sulmohet një xhami, dhjetëra të vdekur e të vrarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Sulmohet një xhami, dhjetëra të vdekur e të vrarë

    Insajderi
    21 April 2022 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një xhami në Mezar-i-Sharif në Afganistan, transmeton Insajderi.

    Dr. Ghavsuddin Enveri, një zyrtar i spitalit në Mezar-i-Sharif, tha se të vdekurit dhe të plagosurit u dërguan në spital me ambulanca dhe automjete private pas shpërthimit në xhaminë shiite Sai Doken.

    Të paktën 10 persona u vranë, tha Enveri, ndërsa vazhdon trajtimi i 40 të plagosurve.

    Një zyrtar taliban tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se “Ka ndodhur një shpërthim në një xhami shiite në zonën e 2-të. Ka më shumë se 20 të vdekur dhe të plagosur”.

    Mbretëron shqetësimi për rritjen e numrit të viktimave.

    Dëshmitarët okularë njoftuan se ky ishte një sulm vetëvrasës./Insajderi?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark