
Ngadhnjim Kastrati, ishte shkarkuar prej pozitës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, me 19 janar 2022, me arsyetimin se Kastrati ka dështuar të sigurojë respektimin e kërkesave që dalin nga Ligji për RTK-në, shkruan Gazeta Insajderi.
Disa muaj pas shkarkimit të Kastratit, autoriteti kompetent për mbrojtjen e ligjit të punës kishte dalë kundër vendimit të këtij bordi.
LEXO EDHE:
Inspektoriati i Punës në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, kishte vlerësuar se Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, nuk i ka respektuar kontratat e punës duke shkelur kështu ligjin.
Sipas vendimit të siguruar nga Gazeta Insajderi Inspektoratit, ankesa e Kastratit për këtë shkarkim është vlerësuar e bazuar.
“Ankesa e palës ankuese Ngadhnjim Kastrati, parashtruar në Inspektoratin e Punës me nrprot.63, të datës 08.02.2022, ndaj punëdhënësit °Radiotelevizioni i Kosovë”, kundër vendimit të nxjerrur nga Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës me nr.prot.0005/22, të datës 19.01.2022, për ndërperjen e kontratës së punës me nr.1727/19, pas shqyrtimit, vendoset: E Bazuar.”, thuhet në vendimin e lëshuar nga Inspektorari i punës.
Në lidhje me arsyetimet e këtij vendimi të siguruar nga Insajderi, nga Inspektorati i Punës, kanë thënë së vendimi për shkarkim ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të vendimit.
Edhe pse ligji i RTK-së, nuk specifikon procedurat e shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, shkëputja e kontratës së punës mund të bëhet gjashtëdhjetë (60) ditë kalendarike, pas paralajmërimit me shkrim nga Bordi i RTK – së.
Sipas vendimit të Inspektoratit, Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, në rastin konkret nuk e ka zhvilluar proceduaën e ndërprejres për ndërprerjen e kontratës së punës, ku mungon periusha e njoftimit për ndërprerjë ashtu sikurse është përvcaktuar me dispozitën e Ligjit të Punës./Insajderi/