Vjen reagimi i BE-së pas dështimit të marrëveshjes për targa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vjen reagimi i BE-së pas dështimit të marrëveshjes për targa

    Insajderi
    21 April 2022 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për targa.

    Lajçak i ka ftuar kryenegociatorët që të takohen sërish për të arritur marrëveshje dhe për të vazhduar diskutimet për çështje tjera. Ai po ashtu ka kërkuar nga palët që të përmbahen nga veprime që mund të cenojnë sigurinë.

    LEXO EDHE:

    “Sot nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat. I ftoj kryenegociatorët të takohen sërish në ditët në vijim për të rënë dakord mbi rrugën përpara dhe për të vazhduar diskutimet për çështje të tjera aktuale. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë në terren”, ka thënë ai në Twitter.

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark