
Banka Botërore ka paralajmëruar se lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund të çojë në një krizë ushqimore.
Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass tha se bota po përballet me një “katastrofë njerëzore” që rezulton me krizë ushqimore e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Malpass, i cili është kreu i agjencisë, i emëriuar për uljen e varfërisë globale, deklaroi se nëse kjo krizë vazhdon, rritja rekorde e çmimeve të ushqimeve do t’i shtyjnë qindra miliona njerëz në varfëri dhe kequshqyerje, transmeton Insajderi.
“Është një fatkeqësi humanitare. Ushqimi po pakohet. Do të jetë një sfidë e rënd për qeveritë e shteteve që nuk mund të bëjnë asgjë për të veçse t’i shohin çmimet që rriten në vazhdimësi”, tha presidenti i Bankës Botërore.
Sipas vlerësimit të Bankës Botërore, çmimet e ushqimeve mund të rriten mesatarisht
vlerësoi se mund të kishte një rritje mesatare prej 37 për qind dhe kjo do të ndikonjë më së shumti tek të varfërit., transmeton Insajderi.
“Kjo është shkaktuar edhe nga Covid-i”, tha Malpass, duke nënvizuar se fushat ku u panë rritje çmimesh janë të gjera dhe të thella.
“Rritjet prekin të gjitha llojet e vajit, drithit, dhe më pas prekin edhe gjërat tjera, si korrat e misrit, sepse çmimi i tyre rritet kur rritet gruri”, tha presidenti i Bankës Botërore, duke shtuar se në botë ka ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer të gjithë dhe se stoqet globale janë të mëdha sipas standardeve historike, por shpërndarja e tyre nëpër botë është vështirësuar si rezultat i luftës në Ukrainë.
Po ashtu, shefi i Bankës Botërore paralajmëroi për një “krizë brenda krizës” të shkaktuar nga paaftësia e vendeve në zhvillim për t’i shlyer borxhet e tyre të mëdha të pandemisë Covid-19 mes rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë./Insajderi/