
Dy shtetas holandezë janë arrestuar nga Policia pasi kanë tentuar të eksportojnë 61 majmunë në Shqipëri.
Ata u ndaluan në Aeroportin Ndërkombëtar Kilimanjaro (AKI), para se avioni i mallrave të fluturonte me majmunët.
Ata paraqitën dokumente me të cilat kanë tentuar t’i paraqesin si leje për transportin e majmunëve, por rezultoi se leja ishte lëshuar në mënyrë korruptive pasi Ministria e Burimeve Natyrore në Tanzani ka vendosur bllokimin e tregtimit të kafshëve të egra jashtë vendit.
Ky urdhër hyri në fuqi më 20 mars të këtij viti, raporton Insider.ug
Holandezët janë vëllezërit Artem Alik Vardanyan, 52-vjeç, dhe Eduard Alik Vardanyan, 44-vjeç, të cilët punojnë si menaxherë hotelesh, ka bërë të ditur komandanti rajonal i policisë së Kilimanjaros, Wilbroad Mutafungwa.
Kafshët do të transportoheshin me një avion mallrash nga Afrika e Jugut, por zyrtarët e aeroportit u thanë holandezëve se nuk kishin kafshë për të eksportuar.
Më herët, një pakistanez u dënua me burg për kontrabandë kafshësh të egra, pasi kontrabandoi 152 kafshë të tilla. Ai thuhet eksportoi 4 gjirafa për në Doha të Katarit, duke përdorur një avion ushtarak. Gjykata e ka dënuar me 30 vite burg në mungesë.